Ballboy Network - Blog

Krijo faqen tuaj personale - Create your own page

arla

E drejta per tu respektuar per jeten private

Në jetën e përditshme takohemi, jetojmë me njerëz të tjerë, me të cilët ndajmë hallet,
shqetësimet, gëzimet, shkëmbejmë urime, ngushëllime. Pra jemi pjesëz e asaj që quhet
shoqëri, të cilën çdokush nga ne e mbush me mënyrën e tij të të jetuarit dhe punuarit.

Kjo shoqëri, pjesë e së cilës jemi edhe ne vetë, udhëhiqet nga parime të cilat në shekuj
kanë marrë forma të ndryshme, duke filluar nga kanunet, ligjet, kodet, pse jo edhe
kushtetutat. Të gjitha këto kanë pasqyruar në një formë ose në një tjetër vullnetin e
shoqërisë, pra vullnetin e çdo njeriu të thjeshtë, i cili s’mund të shkojë kundër vullnetit
të shumicës. Të gjitha këto, në fund të fundit për të rregulluar sa më mirë atë pjesëz të
jetës shoqërore, jetën tonë, që është pjesa më e rëndësishme dhe ajo që na intereson
mbi çdo gjë.

Për këtë ne ndërtuam shtete, makina që shtypnin njerëz, trekëmbësha, kampe
përqëndrimi, e përse? Gjithmonë duke synuar një jetë më të qetë, më të sigurtë. A ia
arrijmë gjithmonë? Do thosha jo, dhe ja sepse:

Jeta jonë është e lidhur aq sa s’mund të ndahet me jetën e njerëzve të tjerë, pra me
shoqërinë dhe me pjellën e saj, shtetin. Secili prej nesh merr pjesë në atë që quhet jetë
shoqërore, por secili prej nesh ka edhe atë që ai e quan jetë private. Këdo që të
pyesësh se çfarë kupton ai ose ajo me jetë private do të të pergjigjej me fjali të
ndryshme, që pak a shumë po ti përgjithësonim do të dilte një ide e llojit: “jetë private
do të thotë pavarësi fizike dhe morale e njeriut, duke përfshirë edhe jetën e tij
seksuale”.

Çdokush ka të drejtë ta jetoje jetën e tij ashtu siç i pëlqen. Asgjë e re në këto që po
them. Të gjithëve u pëlqen kjo, por shumica stepen, nuk e jetojnë jetën ashtu siç ju
pëlqen. Pse? Shoqëria dhe shteti reagon.

Share

Reply to This

Badge

Loading…

Groups

Music

Loading…

© 2009   Created by Naki on Ning.   Create a Ning Network!

Badges  |  Report an Issue  |  Privacy  |  Terms of Service

Sign in to chat!