Ballboy Network - Blog

Krijo faqen tuaj personale - Create your own page

shaban cakolli

BIJA E KRIJUESIT TË MADH RIZAH SHEQIRIT MARSHON SUKSESEVE

Yllka Sheqiri shpërblehet për rolin më të mirë
Sukses i një debytanteje shqiptare në festivelin e filmit në në Sölvesborg të Suedisë

Krijuesja e re Yllka Sheqiri, autore e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” ( Unë dëgjoj jo gjithmonë) 2005 dhe ”Men” (Por) 2008 e prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum si dhe në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan. Me krijimet e veta Yllka është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në disa antologji të tjera.

Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit.

Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Me këtë film ajo konkuroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” që u mbajt në Solvesborg të Suedisë. Juria e këtij fesivali nga mbi tridhjetë filma zgjodhi 15 për konkurim dhe në mesin e tyre edhe filmin e Yllkës. Pas shfaqjes së filmave juria profesionale e festivalit ndau shpërblimet në shtatë kategori.

Dhe atë për; skenarin, aktrimin, filmin junior, filmin senior, fotografinë, videomuzikën dhe zgjedhjen e publikut . Ku Yllka Sheqiri u nderua me çmimin për rolin e Violes në filmin saj “Në pus pa fund”.

Juria gjatë prezentimit të motivimit tha se ishte loja e shkëlqyeshme shumë emocionale e Yllkës në rolin e saj që edhe pse në gjuhë tjetër, këtë rast në gjuhën shqipe, na emocionoi shumë. Prandaj në këtë kategori nuk e kishim vështirë për të zgjedhur rolin më të realizuar e aktrimin më të mirë.

Pas kumtimit të lajmit nga Juria e Festivalit, Yllka e gëzuar pasi falenderoi për çmimin, deklaroi:

- Ky është një çmim që unë nuk e prisja, aqë më tepër në këtë film ku unë kam shkrirë shumë mund si skenariste dhe si regjisore. T’u them të drejtën, e ndjeva veten shumë të kënaqur kur filmi u pranua të shfaqej si film konkurues në këtë festival. Ky ishte gëzimi dhe kënaqësia ime e parë por, kur përcolla të gjithë filmat konkurues kisha një ndjenjë që filmi im nuk do të kalonte pa ndonjë vëmendje nga juria profesionale e festivalit. Të jem e sinçertë unë paksa e prisja ndonjë çmim për skenar e ventualish ndoshta për regji, por se do të shpërblehem si artistja më e mirë e këtij festivali as që më ka vajtur mendja. Sido që të jetë, çmimet janë çmime... Ato kanë kënaqësinë e vetë, dhe kjo kënaqësi përjetohet nga kushto. Unë këtë çmim e përjetova shumëfish: Është filmi im i parë artistik i metrazhit të shkurt pas të cilit unë qëndroj si skenariste dhe si regjisore, pastaj është film në gjuhën shqipe dhe film ku unë marrë çmimin e festivalit për lojën më të mirë si aktore. Gëzim vërtet i madh për mua që më mbush shpirtrisht dhe që më jep elan për punë të më tejshme.

Festivali i dhjetë jubilar i filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg të Suedisë për koincidencë kaloi në frymë shqiptare. Në te u shfaq edhe një film shqip “Në pus pa fund”, i një regjisoreje dhe skenaristeje shqiptare Yllka Sheqirit e cila edhe u vlerësua me çmimin e festivalit për aktrimin më të mirë, dhe ky çmim iu dha një shqiptareje. Por për kënaqësinë dhe krenarinë shqiptare në Suedi konferencier në këtë festival ishte aktori i ri e shumë i talentuar i teatrit të Stokholmit, Bashkim Neziraj, i cili u vlerësua lart nga të pranishmit dhe nga shtypi ditor për udhëheqjen e mrekullueshme të kësaj mbrëmje të festivalit.

Dhe në momente të tilla çdo shqiptari i vjen të shpërthejë nga gëzimi e kranaria.

M.H.

| 27.05.2009
Yllka Sheqiri shpërblehet për rolin më të mirë

Yllka Sheqiri pas marrjes së çmimit për aktrim në filmin saj “Në pus pa fund”

Share 

Add a Comment

You need to be a member of Ballboy Network - Blog to add comments!

Join this Ning Network

About

Naki Naki created this Ning Network.

Badge

Loading…

Groups

Music

Loading…

© 2009   Created by Naki on Ning.   Create a Ning Network!

Badges  |  Report an Issue  |  Privacy  |  Terms of Service

Sign in to chat!