Pedagog, shkrimtar, publicist. U lind më 10 nëntor
1956, në Stubëll të Vitisë (Kosovë). Shkollën fillore tetëvjeçare e ka
mbaruar në vendlindje, gjimnazin – drejtimin e shkencave
natyrore/matematikore në Viti dhe në Ferizaj. Në Universitetin e
Kosovës në Prishtinë ka mbaruar fakultetin e edukimit dhe ka narrë
titullin akademik: Profesor i Pedagogjisë. Tetë vjet ka punuar në
vendlindje, si mësimdhënës e edukator. I ndjekur nga regjimi okupues i
Beogradit, pasi më parë edhe ishte arrestuar, në mars 1990 është
detyruar të largohet nga vendlindja dhe shkon në Itali, ku edhe sot
jeton e vepron me familjen e tij. Që nga fillimi ka punuar gazetar dhe
redaktor në Radio Vatikan, korrespondent i radiotelevizionit shqiptar –
RTSH në Tiranë e pastaj i radiotelevizionit të Kosovës – RTK në
Prishtinë. Ka punuar edhe për radiotelevizionin publik të Maqedonisë,
si dhe për radiotelevizione të tjera private në gjuhën shqipe. Mbi 20
vite shkruan në shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar – në
Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë. Më së
shumti ka shkruar në gazetat: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm
Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama,
Shekulli etj. Ka bashkëpunuar edhe me gazetat italiane – Corriere della
Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone,
L’Avvenire, Famiglia Cristiana etj. Poashtu ka bashkëpunuar edhe me dy
qendrat kreyesore radiotelevizive italiane – RAI dhe MEDIASET
Mbi 30 vite është marrë me organizimin e shoqatave
atdhetare, kulturore, artistike dhe humanitare. Aktiv në politikë nuk
është angazhuar në asnjë parti, edhepse bashkëpunon me të gjitha palët
e politikës shqiptare, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Është i
akredituar nga Qeveria e Kosovës, si gazetar dhe veprimtar në Itali.
Përveç artikujve gazetareskë dhe shkrimeve publicistike, ka botuar edhe
qindëra poezi, nëpër gazeta e revista shqiptare. Në italisht ka botuar
përmbledhjet me poezi “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im
quhet dashuri), si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për
Europën 2005” , në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli, si dhe
përmbledhjen tjetër voluminoze, prej 161 poezishë, me titull
“Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese
BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull
“Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në
Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil). Ndërkaq në vitin
2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit
Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa
– um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me
parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe
është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të
dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e
mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves. I ka në dorëshkrim edhe disa
libra, që së shpejti do i botoj në gjuhën shqipe, italiane dhe
portugeze, si dhe disa në frengjisht e në gjermanisht, që po i
përkthehen në Brazil. Është prezent edhe në antologjinë “Altri Mondi”,
që e pa dritën e botimit në Bukuresht (2008).
Tags:
Share
You need to be a member of Ballboy Network - Blog to add comments!
Join this Ning Network