Risitë e ligjit mbi bazat e sigurisë në trafikun rrugor parashohin këto dispozita ndëshkimore për kundërvajtësit në trafik:
§ 25 euro, nëse shoferi i mjetit motorik gjatë ngasjes ditën nuk i ka të ndezura dritat e ditës ose dritat e shkurtra.
§ 35 euro, nëse shoferi dhe bashkudhëtari nuk e përdorin rripin e sigurisë gjatë lëvizjes së mjetit.
§ 35 euro, tejkalimi i shpejtësisë për 10 deri 30 km/h
§ 65 euro si dhe një pikë negative, për shoferin nëse e tejkalon shpejtësinë për 30 deri 50 km/h
§ 270 euro, masa e pezullimit të patentë shoferit deri në gjashtë muaj si dhe dy pikë negative, për shoferin nëse e tejkalon shpejtësinë mbi 50 km/h
§ 200 euro, masa e pezullimit të patentë shoferit tre muaj deri në një vit si dhe tri pikë negative, nëse mjeti motorik lëvizë me shpejtësi dyfish më të madhe se që është e lejuar
§ 35 euro, nëse shoferi e përdor telefonin celular gjatë ngasjes. Telefoni mund të shfrytëzohet gjatë ngasjes nëse përdorimi i tij bëhet pa i përdorur duart, me pajisje/kufje
§ 130-400 euro, pezullimi i patentë shoferit prej tre muajve deri një vit si dhe tri pikë negative, nëse ngasësit garojnë me makinë gjatë vozitjes
§ Lejohet tejkalimi i mjeteve të cilat nuk mund të zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 30 km/h me kusht që tejkalimi nuk rrezikon apo pengon komunikacionin
§ 130 euro dhe një pikë negative, nëse shoferi e rritë shpejtësinë në momentin kur niset nga vendi
§ 25 euro, nëse ndalja ose parkimi i veturës nuk bëhet sipas rregullave të komunikacionit
§ 25 euro, nëse gjatë lëvizjes mbrapa në mjet nuk janë të ndezur të gjithë treguesit e drejtimit
§ 65-130 euro, pezullimi i patentë shoferit për dy deri gjashtë muaj si dhe dy pikë negative, nëse shoferi nuk i respekton shenjat në semafor
§ 130 euro dhe një pikë negative, nëse shoferi nuk i respekton udhëzimet e personit të autorizuar (policit)
§ 65-130 euro, pesë pikë negative dhe njëkohësisht do t’i shqiptohet masa e pezullimit të patentë shoferit për së paku 6 muaj, nëse niveli i alkoolit në organizmin e shoferit është 0,5 gr/kg
Nëse brenda 36 muajve nga shqiptimi i pikës së parë negative shoferi grumbullon nëntë pikë atëherë asaj/atij do t’i merret patentë shoferi. Pikët negative nuk aplikohen për vizitorët e huaj të cilët megjithatë iu nënshtrohen gjobave monetare.
Kjo fushatë me moton ,,9 PIKË DHE SHKOJ LEJA’’ është mbështetur nga Ministria e punëve të Brendshme, Ministria e Transporti dhe Post-Telekomunikacionit si dhe nga OSBE.
Tags:
Share
You need to be a member of Ballboy Network - Blog to add comments!
Join this Ning Network