***** Ti je student i rregullt ne shkollen e quajtur Jete. ****
Cdo dite e ke mundesine te mesosh ligjerata te reja. Mund t’i pelqesh ligjeratat ose te mendosh se ata jane pa lidhje, por cdonjera ka rendesi te vecante per ti.
1. E njejta ligjerate do te perseritet gjersa ta mesosh ate ligjerate. A te duket se e provon te njejten situate perseri dhe vazhdimisht te perseritet? Detyra jote eshte te mesosh se cfare duhet te besh qe kjo te mos perseritet apo te mos ndikoj te ti.
2. Detyra dhe ligjerata mund te paraqiten para se ti te jesh gati, por ti do te mesosh nga ata vetem kur do te jesh gati.
3. Detyrat mund te te paraqiten ne forma te ndryshme.Nuk ka koincidenca.Cdo gje qe te ndodh sot , ndodh sot , sepse eshte pjese e ligjerates tende te sotshme.
4. Cdo detyreqe te paraqitet me pyetje te veshtira do te ofroj dhe mesues per te te ndihmuar. Mesuesit me te mire te ofrojne te shohish shume zgjidhje e jo vetem nje pergjigje te sakte.Ata do te te ndihmojne te vendosish se cila nga alternativat eshte me e mire ne plan afatgjate.
5. Nuk ka gabime, vetem mesime. Te rritesh eshte proces i eksperimentimit dhe gabimeve.Nga eksperimenti i deshtuar mund te mesosh sa edhe nga eksperimenti i suksesshem.
6. Ligjeratat nuk mbarojne. Nuk ka pjese te jetes qe nuk ka mesime.Sa e meson njerin mesim kalon te tjetri. Nese ende je i gjalle, atehere ke ende mesime per ti mesuar.
7. Te mesosh dhe te rritesh do te thote te kalosh prej “ketu” deri “atje”. Por kur mberrin “atje”, atehere ajo behet nje “ketu” e re dhe do te jepet nje tjeter “atje”, qe prap do te jete me mire se “ketu”.
8. Te tjeret jane pasqyrat e tua. Nese dashuron, deshiron, urren ose refuzon dicka per personin tjeter ajo reflekton dicka qe dashuron, deshiron, urren ose refuzon ne vetvete. Te mesosh ta shohish kete eshte nje nder mesimet me te medha.
9. Pergjigjet e problemeve te jetes jane brenda te ti. Gjithcka cfare duhet te besh eshte te shikosh, degjosh dhe besosh.Ti i ke te gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme.Cfare do te besh ti me ata eshte zgjidhja jote.Cka do te besh me jeten tende varet nga ti dhe si do ta besh varet nga ti.
10. Do ta harrosh gjithe kete, gjersa nuk e kupton se mesimi i ketyre rregullave eshte gjithashtu nje rregull per ti.
Tags:
Share
You need to be a member of Ballboy Network - Blog to add comments!
Join this Ning Network